Mot i kthjellët për sot, reshje shiu në zonat malore

Dita e sotme parashikohet të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira. Sipas Meteoalb, mësohet se pothuajse i gjithë territori i vendit, do të përfshihet nga moti i kthjellët.

Por nuk përjashtohet mundësia që në zonat malore të ketë reshje shiu, por jo të një dendësie të lartë.

Era do të fryjë me drejtim juglindje- veriperëndim me shpejtësi 1-10m/sek, përgjatë vijës bregdetare hera – herës, parashikohet të fitojë intensitet deri në 15m/sek.

Valëzimi i forcës 2 deri 3 ballë, kryesisht në det të hapur.

Temperaturat pritet të luhaten në vlerat 4 gradë celsius, deri në 13 gradë celsius.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *