Zjarret djegin vendin, problem mungesa e pajisjeve/ KLSH nis kontrollin në institucionet e emergjencave, do verifikohen tenderat!

Kontrolli i Lartë i Shtetit me në krye Arben Shehun ka nisur zyrtarisht auditimin në zyrat e Emergjencave Civile që kryesohen nhga Haki Çako, pasi ky i fundit u thirr publikisht që të kthehej nga pushimet në krye të detyrës, në një kohë që Shqipëria po sigjej dhe tha ‘ejani se në zyrë më keni’, KLSH-ja ka nisur procesin.

Pas bllokimit të kontrollit të KLSH-së të strukturave të Emergjencave Civile se kreu i këtij institucioni Haki Çako ishte me pushime, rikthimi i tij në detyrë, i ka hapur rrugë auditimit të KLSH për të gjitha tenderimet  e viteve të fundit për blerjen e pajisjeve të emergjencave.

Ishte kreu i KLSH, Arben Shehu pak ditë më parë i bëri thirrje Haki Çakos të linte pushimet për t’u rikthyer në detyrë dhe lejuar KLSH-në të niste kontrollin. Ditën e sotme KLSH ka nisur zyrtarisht kontrollin në të gjitha institucionet që janë pjesë e procesit të emergjencave.

Mësohet se po zhvillohen kontrolle në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave dhe se auditimi do të fokusohen në tenderimet për blerjen e pajisjeve të emergjencave. KLSH do të vertifikojë në Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, pajisjet që janë në dispozicion për situatat e emergjencave. Kontrolle do të ketë edhe në hallkat e tjerë të MB-së.

Ky kontroll nisi pas zjarreve të fundit ku pati akuza të shumta se punonjësve ju mungonin pajisjet bazë. Kontrolli nisi pasi Shqipëria u përfshi nga zjarret masive dhe u vu re mungesa e pajisjeve. Sot është dita e 12 që Shqipëria po përballet me flakët dhe në qiell ka fluturar vetëm një helikopter i MM-së, ndërsa dy të tjerë janë marrë me qiran ga një kompani private. Të premten pritet që të vijnë dhe dy helikopterë nga Holanda, situatë që tregon qartë mangësitë për të tilla raste.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *