‘Boom’ transferimesh në fundjavë/ Lukaku drejt klubit londinez, Inter me sytë nga zëvendësuesi

Chelsea është shumë pranë transferimit të Romelu Lukakut. Të gjitha kushtet janë përmbushur dhe tashmë gjithçka është në dorë të Abramovich.

Një ofertë prej 120-130 milion eurosh do të bindte Interit teksa Lukaku është i hapur tashmë për të kaluar tek londinezët.

Nga ana tjetër 12 milion euro në sezon do të jetë rroga e Lukakut tek Chelsea teksa do të ketë dhe shtesa. Së shpejti vjen oferta e Chelsea-s ndërsa Inter duket se po sheh si zëvendësues Duvan Zapatan.

Një trekëndësh transferimesh pritet të ndodhë në fundjavë, me Lukakun që i bashkohet Chelsea-s, Zapata tek Inter, kurse Atalanta do të kërkojë Tammy Abraham.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *