U riatdhesuan nga kampi i Sirisë, SPAK do marrë në pyejte 5 gratë/ Dëshmia e Imamit: Dy policë lejuan kalimin në Rinas të Shkëlzen Dumanit dhe fëmijëve

Një javë më parë, një gazetar i prestigjozes NBC, bëri publike lajmin se disa gra dhe fëmijë do të riatdhesoheshin në Shqipëri, të shoqëruar edhe me foton e tyre.

Ndërkaq,  në datë 1 gusht  u riatdhesuan 5 gra me 14 fëmijë në Shqipëri, duke shpëtuar kështy nga i ashtuquajturi kampi i ‘ferrit’, Al-Hawl, në Siri. 4 ditë pas riatdhesimit Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bën me dije se do të marrë në pyetje 5 gratë e riatdhesuara ditën e diel (1 gusht).Mësohet se Prokurorët e SPAK-ut do të shkojnë në Durrës, ku janë të akomoduar aktualisht gratë e riatdhesuara.

Qëllimi është për të zbuluar se kush i ka rekrutuar e i ka dërguar gratë në Siri. Prej tyre do të kërkohet informacion mbi personat që i kanë rekrutuar dhe kush i ka financuar udhëtimin e tyre nga Shqipëria drejt Turqisë e më pas në Siri.

Dyshimet e para dhe dëshmia e Imamit

Armand Ali, imami i xhamisë te ”Unaza e Re”, që akoma nuk njihet nga Komuniteti Mysliman, ka denoncuar me emër dy policë që për të ndihmuan xhihadistin Shkëlzen Dumani që të kalonte në aeroportin e Rinasit, së bashku me dy fëmijët e tij, Endri dhe Eva Dumani, kjo e fundit është akoma në kampin ”Al-Hawl”.

Në Facebook, ai ka publikuar një pjesë të dosjes së SPAK të hetimeve në lidhje me këtë çështje, ku nga përgjimet dalin emrat e Blendi Kodrës dhe Skënder Sallakut, që sipas Ali, ndihmuan Dumanin në vitin 2014, duke i bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet ndaj këtyre dy personave.

Riatdhesimi

Ata u pritën nga Kryeministri Rama në aeroportin e Rinasit. Në një deklaratë për mediat, kreu i qeverisë bëri me dije më një se së shpejti do të ketë një tjetër operacion shpëtimi.

Ditën e parë të gushtit në mëngjes në Shqipëri mbërritën 14 shqiptarë, 5 gra dhe 9 fëmijë, të cilët u riatdhesuan nga kampi Al-Hol në Siri. Operacioni u përmbyll me sukses duke mundësuar riatdhesimin e tyre në Shqipëri nga të ashtuquajturat “kampe ferri”.

Në pritjen e grave dhe fëmijëve në Aeroportin e Rinasit është i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Kjo është ora që e përmbyllëm një operacion të jashtëzakonshëm, që na jep mundësinë të çojmë drejt shtëpive 19 bashkatdhetarë të tjerë nga kampet e ferrit në Siri, këtë herë 5 gra dhe 14 fëmijë, të cilët mundëm t’i shkëpusim pas një përpjekje të gjatë, një operacioni të ndërlikuar, me shumë vështirësi dhe jo pak rreziqe dhe nuk diskutohet falë ndihmës së konsullit tonë të nderit në Liban dhe gjenerali Abass, të cilin e kam falënderuar drejtpërdrejt më parë”, tha Rama të dielën.

Ndërsa, paralajmëroi për të tjerë.

“Ka edhe një operacion tjetër për të zhvilluar me një numër që ende nuk e dimë saktësisht. Llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin në mos pak më të vogël”, shtoi kreu i qeverisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *