Teksa zgjedhjet po afrojnë, një rast i pazakontë ka ndodhur në qarkun e Dibrës. Një minator i quajtur Selim Lela, është çuditur kur ka mësuar se garonte për deputet në Dibër nën logon e “Nismës Thurja”. 26-vjeçari sqaron me anë të një postimi në rrjetet sociale, se nuk ka kërkuar që të ishte pjesë e listave dhe se ishte surprizuar kur e kishte marrë vesh këtë lajm nga miqtë në rrjetet sociale. Mesa duket, çudirat nuk kanë fund në Shqipëri!
Selim Lela u prezantua nga “Nisma Thurrje” si kandidat i listës së tyre. Marrë shkas nga këto lajme, Lela e ka përgënjeshtruar, duke thënë se nuk ka qënë në dijeni.
“Mbrëmë kam marrë vesh që qenkam kandidat për deputet nga “Nisma Thurje”. U habita shumë, se “Nismën Thurje” e kam takuar për çështjen e statusit të minatorit. Ata më kanë bërë një fotografi për këtë gjë, por kanë keqpërdorur besimin tim. Unë nuk jam kandidat për deputet. Kandidati i pavarur i minatorëve është Elton Debreshi, të cilin do ta mbështesim dhe do të fitojë. Më falni të gjithë për keqkuptimin”.