Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksidentin me pasojë vdekjen e një 3-vjeçari sot në Elbasan. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, ku drejtuesja e mjetit, 38-vjeçarja Oltja Maloku, e cila drejtonte mjetin tip “Ford” kishte ardhur në Shqipëria nga Suedia për të bërë pushimet.
E reja kishte dalë për të shkuar bashkë me të birin në një farmaci, por para i ka prerë rrugën një grua. Për të shmangur përplasjen me të, e reja ka devijuar rrugën e makinës dhe si pasojë është përplasur me një shtyllë ndriçimi, për të dalë më pas nga rruga fare, duke përfunduar në arë. Nga përplasja, i mituri arriti që të mbijetonte, por ndërroi jetë në spital.”
38-vjeçarja që gjithashtu ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën kishte ardhur para pak ditësh për pushime në Shqipëri nga Suedia ku jeton me familjen, ndërsa është nënë edhe e dy vajzave binjake, vetëm 6-muajshe. Ndërkohë bashkëshorti i saj do mbërrinte këtë fundjavë në Shqipëri për t’ju bashkuar familjes për pushimet verore.
/Priza.al/