SHBA-të mbeten më të prekura nga COVID-19 dhe me numrin më të madh të viktimave. Qeveria disa kohë më parë mori iniciativën për të vaksinuar derë më derë për t’i sensibilizuar dhe për t’i shtyrë qytetarët që të vaksinohen. Së fundmi, ‘Vanguard’ një nga kompanitë më të fuqishme në të gjithë botën ka vendosur që të ofrojë nga 1.000 dollarë punonjësve të saj me qëllimin që të vaksinohen.
Stafi duhet të sjellë certifikatën e vaksinimit deri në tetor në mënyrë që të arrijë të marrë bonusin 1000 dollarë. Gjithashtu nga kjo ofertë do të përfitojnë edhe punëtorët që janë vaksinuar më herët.
Kompania ‘Vanguar’, e cila ka rreth 16.500 punëtorë në Shtetet e Bashkuara, tha se vaksinat janë mënyra më e mirë për ta ndalur përhapjen e Covid-19 dhe se e inkurajon fuqishëm stafin për t’u vaksinuar.
Javët e fundit SHBA, po përballen me rritje të numrit të infektimeve, kryesisht për shkak të përhapjes së variantit më ngjitës, Delta.
/Priza.al/