Zjarri në Gjormë ka marrë përmasa të frikshme duke djegur kasolle dhe 8 banesa, helikopteri nuk ndërhyn dot. Forcat zjarrfikëse nuk ndërhyjnë do për shkak të tymit. Deri më tani nuk raportohet për banorë të dëmtuar nga zjarri. Banorët u larguan menjëherë nga banesat sapo panë përmasat e flakëve.
Zjarri është favorizuar edhe nga era e fortë, që vështirëson ndërhyrjen nga ajri me helikopterë. Banorët janë evakuuar nga fshati, ndërsa bëjnë apel që të ndërhyhet sa më shpejt, për të shpëtuar banesat e tyre nga flakët.
Duke marrë shkas nga situata emergjente e krijuar nga zjarret në disa fshatra të Selenicës në Vlorë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është transferuar me 40 trupa ushtarake në zonë.
“Na u desh të shkëputemi me rreth 40 trupa në këtë zonë të fshatrave të Selenicës pasi kemi një situatë të vështirë. Helikopteri po ndërhyn. Era është totalisht e pafavorshme. Sapo mbylla një telefonatë me drejtorin rajonal të policisë dhe i komunikova urgjencën e evakuimit të njerëzve. Ka akoma njerëz në fshat. Të shmangim më të keqen.
Sot kemi shumë të angazhuar dhe të shqetësuar dhe me pak mundësi për të ndërhyrë. Beteja jonë e gjithë këtyre ditëve ka qenë pikërisht të shmangur prekjen e Parkut të Llogorasë për tani jemi të përqendruar në këto fshatrat Gjormë në Gumenicë”, tha Peleshi.
/Priza.al/