Zjarri bën ‘frugull’ Gjormin e Vlorës, reagon Rama: Po shtohen forcat, banorët të veprojnë sipas urdhëresave për evakuim

Nuk ka të ndalur përhapja e zjarreve në Shqipëri, por duket se policia e shtetit është e pafuqishme për të kontrolluar sidomos zonat me rrezikshmëri, nga dora e atyre që i shkaktojnë qëllimisht.

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjete sociale pamje nga operacioni nga toka e ajri, që po zhvillohet në Gjorm të Vlorës.

Featured image of article: Zjarri në Gjormë të Vlorës, Rama: Prioriteti mbetet evakuimi i banorëve

Kryeministri shkruan, se forcat operacionale po shtohen në këto zona, e deri në këto momente, falë ndërhyrjes së helikopterit, flakët janë larguar nga banesat.

Sipas tij, prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve, të cilët duhet të veprojnë sipas urdhrave të strukturave të Mbrojtjes Civile.

Postimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama në Facebook:

“Po shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka në Gjormë në zonën e lumit të Vlorës, ndërkohë vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri, ku deri në këto momente ndërhyrja e helikopterit në Gumenicë ka arritur të largojë flakët e paparashikueshme prej erës që mund të preknin banesat.

Prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët duhet të veprojnë sipas urdhrave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *