Bie zjarr tek ish-fabrika e elektromotorëve në Gjakovë, zbulohet shkaku

Ish-fabrika e elektromotorëve në Gjakovë është përfshirë nga flakët. Mësohet se shkak është bërë një bar i thatë në afërsi të fabrikës ndërkohë që mësohet se nuk ka asnjë përson të lënduar. Gjithashtu bëhet me dije se në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policore.

“Rreth orës 14:00 kemi marrë informatën për një zjarr që ka shpërthyer në ish-fabrikën e elektromotorëve në Gjakovë. Policia dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të shuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *