Një person është plagosur me thikë pak minuta më parë në Tiranë. Policia njofton se pas një konflikti të çastit, është goditur me thikë 24-vjeçari A. K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Identiteti i autorit është mësuar nga uniformat blu, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditura, pasi efektivët janë vendosur në kërkim të tij.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 05.08.2021, rreth orës 20:00, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta është goditur me një mjet. prerës(thikë), shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve ku për arsyje hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tyre dhe po punojnë për kapjen e tyre.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/