Elton Ilirjani, biznesmeni gay që shpesh trazon opinionin publik shqiptar me sjelljen, mesazhet dhe deklaratat e tij, kësaj here i zbulohet sekreti i tij.
Prej disa vitesh ai është zhvendosur te jetojë në New York dhe në fotot shfaqet gjithmonë vetëm, por këtë herë është kushërira e tij ajo që i ka zbuluar sekretin.
Zonja ka publikuar një foto me një djalë me ngjyrë në krah duke ju drejtuar Elton Ilirjanit me fjalët se ta zbulova sekretin dhe bashkëshortin tënd.
Këtë foto e ka ripublikuar edhe vetë biznesmeni Elton Ilirjani në Instagramin e tij duke e quajtur djalin në foto si ‘Burri im’ dhe shoqëruar me një zemër. Elton Ilirjani është i njohur për provokimet që kërkojnë të nxisin debat. Mbase ka goditur edhe këtë herë.
/Priza.al/