Industria e makinave në botë edhe pse frenoi pak vitin e kaluar si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ka nisur me shpejtësi rimëkëmbjen, duke luajtur edhe me risitë e modeleve elektrike apo hibride.
Jo vetëm kompanitë europiane të automobilave, të cilat janë hedhur vrullshëm në treg, por edhe ato japoneze dhe aziatike në përgjithësi, kanë shpërthyer së fundi me modele të shumta dhe interesante.
E fundit, por jo nga rëndësia, është edhe gjigandi japonez “Toyota” që sapo ka hedhur në treg imazhet e para zyrtar të modelit të quajtur “X prologue” dhe është SUV i tyre i parë me energji elektrike në bateri (BEV).
Ne zbuluam se ky është saktësisht lloji i modelit që në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar u njoftua si ekzemplari i së ardhmes “Toyota SUV”. Në atë kohë, ne ende nuk e dinim emrin e tij komercial, dhe nëse ai do të quhet ‘X prolog’ nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Në çdo rast, duhet të presim për 17 mars dhe premierën e shpallur botërore, kur do të zbulohen të gjitha detajet e SUV-it të ri me madhësi të mesme të bazuar në platformën e-TNGA.
Falë dizajnit inteligjent, platforma e re është shumë e shkathët dhe lehtësisht e adaptueshme për një sërë produktesh. Parimi themelor i arkitekturës është që shumë elementë kryesorë të qëndrojnë të fiksuar ndërsa të tjerët ndryshojnë. Kjo qasje lejon devijimin në gjerësi, gjatësi, boshtin e rrotave dhe lartësinë e automjetit.
Platforma e re e-TNGA, e zhvilluar në bashkëpunim me Subaru, mund të përcaktohet edhe me rrota të përparme, të pasme ose me të gjitha rrotat dhe me një gamë të gjerë të baterive dhe kapaciteteve të motorëve elektrikë për t’iu përshtatur llojeve të ndryshme të automjeteve dhe përdorimit të tyre.
Përdorimi i kësaj qasjeje të gjithanshme mund të zvogëlojë kohën e zhvillimit të varianteve të ndryshme të produkteve dhe të zhvillojë paralelisht modele individuale.
Ky model i ri tashmë është zhvilluar dhe është gati për prodhim, i cili do të jetë në fabrikën e “Toyota-s ZEV” në Japoni.
Gjithashtu, tashmë dihet që “Toyota” do të nisë më shumë se 60 modele të reja elektrike në Evropë deri në vitin 2025, dhe deri atëherë pritet që më shumë se 70 për qind e shitjeve të jenë hibride dhe me 10 për qind modele PHEV, BEV dhe FCEV.
/Priza.al/