Modelja e njohur, Aurela Hoxha, ka vetëm 1 muaj që është bërë nënë për herë të parë, por i ka habitur të gjithë fansat me format trupore. Në një kohë fare të shkurtër, ajo ka arritur që të ketë trupin elegant të mëparshëm.
Aurela i ka mahnitur fansat teksa ka ndarë me ta disa poza të reja në “Instagram”. Mbrëmjen e djeshme, ajo ka postuar disa foto ku shfaqet e veshur me bikini të vogla ngjyrë të bardhë.
Hoxha pozoi në oborr dhe vëmendjen e mori barku i saj i sheshtë dhe muskujt, të cilët ishte e pamundur që të mos i vije re. Ajo kishte vendosur që flokët t’i mbante të lëshuara, ndërkohë ka bërë edhe një make-up të thjeshtë.
Në pozën e parë, modelja seksi pozoi me fytyrë nga kamera, duart e mbante pas kurrizit. Kështu ajo tregonte trupin e saj me forma perfekte nga koka te këmbët. Ndërkohë në fotot e tjera, Aurela vuri në pah të pasmet e tonifikuara.
/Priza.al/