Imazhet e një vajze që del në dritaren e një autoveture dhe nxjerr në pozicion qitjeje një pushkë automatike “AK-47”, kanë bërë sot xhiron e gjithë mediave të botës.
Nga pamjet tronditëse duket vajza që ngjan si një “atentatorë” apo “vrasëse” si në filmat me mafiozë, edhe sepse ajo mban në dorë një armë “Kallashnikov”.
Vajza e paidentifikuar bëri lëvizjen tronditëse në zonën Barneveld dhe McKinnon Avenues më 11 korrik, dhe fotografitë u publikuan nga “San Francisco Traffic Safety” vetëm këtë të mërkurë.
Spekulimet ishin të shumta për këtë ngjarje, por ato që u bënë edhe më të debatueshmet ishin se vajza, ishte pjesë e një grupimi kundër vaksinave dhe e kishte bërë këtë gjest për shprehur revoltën kundër vendimit të qeverisë federale për vaksinimin e detyruar kundër koronavirusit.
Policia e “San Franciscos” njoftoi më pas se, e kishte konstatuar dhe identifikuar vajzën, por nuk specifikoi nëse ajo ishte arrestuar apo akuzuar për diçka.
“Incidenti është duke u hetuar nga SFPD Stunt Driving Resping Unit dhe SFPD Traffic Company”,- tha për “Daily Mail”, Adam Lobsinger nga Zyra për Marrëdhënie Publike në San Francisko. “Meqenëse ka një hetim të hapur dhe aktiv, ne nuk mund të komentojmë më tej”,- tha më tej ai.
Sipas “Daily Mail”, duket sikur fotoja është shkrepur në Kabul, por në fakt ajo është në San Françisko të SHBA-ve, dhe vajza shfaqet befas në dritaren e pasagjerit të një “Cadillac”-u.
Gjithashtu, autoritetet raportuan se, krimi me armë në qytet është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Incidentet e të shtënave që nga korriku janë dyfishi i atyre që ishin në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar.
Vetëm në San Françisko, janë regjistruar 119 incidente me armë në gjysmën e këtij viti, dy herë më shumë se vitin e shkuar.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/