Prej disa ditësh kryeqyteti helen është nën pushtetin e flakëve dhe të tymit. Në tentativë për të shuar vatrën e cila ka arritur 10 km gjerësi, fatkeqësisht ka pasur edhe humbje jete njerëzore.
Herët në mëngjes një zjarrfikës u shtrua me urgjencë në spital, por pasi kishte marrë dëmtime të rënda në kokë nuk mundi të mbijetonte.
Ndërkohë, situata në zonën më të gjerë mbetet shumë e vështirë, ndërsa prej ditës së djeshme është dhënë një urdhër nga Mbrojtja Civile për evakuimin e Ippokratio.
Sipas informacioneve flakët në Atikë, gjatë natës, shkaktuan dëme në shtëpitë në Ippokratio Politia, ndërsa tani ka një front në anën e kundërt të autostradës, i cili djeg kryesisht bimësi të ulët dhe disa pemë. Ndërkaq, forcat zjarrfikëse me të përpiqen të parandalojnë përshkallëzimin e zjarrit.
Përveç kësaj, Athina dhe pjesa më e madhe e Atikës janë pa energji elektrike, pasi si pasojë e flakëve, kanë shpërthyer disa nënstacione elektrike. Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Furnizimit Elektrik, e cila sqaron se në zonat e Atikës dhe Athinës do të ketë shkëputje të gjata të energjisë elektrike.
Autoritetet ndodhen në terren dhe po përpiqen të rehabilitojnë avarinë e krijuar, shkruajnë mediat. Greqia është duke u përballur me zjarre të shumta, të shtrira thuajse në të gjithë territorin.
/Burimi: Protothema/ përshtati në shqip Priza.al/