Rama jep premtimin e radhës: Në fund të mandatit të tretë do kemi 24 orë ujë në ditë

Gjatë aktivitetit ku po prezanton programin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Rama premtoi se gjatë mandatit të tretë do sigurohet 100% ujë i pijshëm.

Kreu i qeverisë prezantoi programin qeverisës për Ujin dhe Energjinë, 2021-2025, duke premtuar furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë në të gjitha bashkitë e vendit, në fund të mandatit të tretë.

Ai tha se me realizimin e premtimit për 24 orë ujë, nuk do të jetë më temë fushate. Teksa bëri një bilanc të punës që është bërë gjatë viteve të fundit, Rama deklaroi se e gjeti sistemin e ujësjellësit në kolaps, ku ndërmarrjet ishin kthyer në fole punësimi partiak. E ndërsa sot, sipas tij, gjithçka ka ndryshuar.

“Ndërmarrje e Ujësjellësit ishin fole punësimi partiak. E nisëm më konceptimin e një tjetër arkitekture të administrimit të sistemit, me krijimin e një agjencie kombëtare që koordinon nga lart investim dhe sistemin e furnizimit me ujë. Dhe administrimin e mbetjeve me një plan strategjik, dhe financim masiv të projekteve që nisën të hartohen njëri pas tjetrit.

Kemi miratuar gjatë mandatit të 2-të 320 projekte, dhe vetëm në dy vitet e fundit janë hapur mbi 200 kantiere për ujësjellës që do të garantojnë 24 orë ujë brenda këtij viti, në territor, që e kanë pasur një vuajtje dhe lëngatë prej shumë dekada.

Në mandatin e tretë do të garantojmë me disa faza furnizimin me ujë 24 orë në Tiranë, ku është dhe problemi më i madh. Kështu do të ndodh edhe në Kamëz, ku s’ka pasur ujë më parë.

Me rritjen e buxhetit për ujin me 40%, ne do të garantojmë më në fund 100% ujë të pijshëm 24 orë në zonat urbane, dhe uji i pijshëm nuk do të jetë më temë e fushatave elektorale”, tha Rama.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *