Një grua me një armë në dorë ka qëlluar pamëshirshëm 42-vjeçaren Delia Johnson në mes të një grupi me njerëz. Mediat amerikane publikuan pamjet e rënda, ku pas vrasjes ajo largohet fare e qetë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Pas kësaj ngjarje turma largohet e tmerruar nga vendi, ndërsa autorja hipën në një makinë të bardhë dhe largohet. Raportohet se policia i është vënë në ndjekje dhe ende s’e ka arrestuar gruan që kreu krimin.
/Priza.al/