Bashkia Korçë nuk do ta anulojë koncertin për Festën e Birrës ku do të këndojë edhe këngëtari serb Goran Bregovic. Pavarësisht reagimeve të shumta në rrjetet sociale dhe bojkotimit nga artistët shqiptarë, Bashkia e Korçës ka deklaruar se gjithçka është mbyllur dhe Bregovic do të këndojë në këtë koncert
Lajmin e ka bërë të ditur për KaALLXO.com, Benila Terova, zëvendëskryetare e Bashkisë në Korçë e cila e ka quajtur një këngëtar të madh Bregovic. Sipas saj, Festa e Birrës në Korçë është një festë masive që synon respektimin dhe promovimin e diversitetit kulturor dhe etnik.
“Pjesëmarrja në Korçë është pjesë e turit ndërkombëtar të këtij artisti të madh ballkanik të përmasave ndërkombëtare. Bashkia e Korçës refuzon të përfshihet në një debat që tenton të politizojë Festën e Birrës. Festa jonë është e te gjithë shqiptarëve e me gjerë. Ne kemi synuar ta ndërkombetarizojmë nga viti në vit festën me muzikantë e vizitorë nga çdo cep i Ballkanit dhe Europës,”- tha Terova.
/Priza.al/