Policia e Durrësit godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje, ndërsa në pranga ka arrestuar 2 persona me precedentë penale.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shënjestra”, u arrestuan në flagrancë shtetasit me inicialet A. M., 36 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të armëve” si dhe E. Z., 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, të dy banues në Durrës.
Këta shtetas u arrestuan në flagrancë pasi në lagjen nr.4, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjer shtetasin E. Z.
Gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë “Zoraki” dhe automjeti me të cilin po lëviznin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/