Është dashur që të kalojë edhe gjysma e kësaj vere për të parë fundin e një projekti të nisur që një vit më parë në qendër të Sarandës.
Por këtë mëngjes kryeministri Edi Rama, e ka nisur me një video nga lungomare e re e përfunduar e Sarandës.
Në një postim në ‘Facebook’ kreu i qeverisë iu ka uruar qytetarëve një fundjave të qetë me pamjet nga qyteti bregdetar.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me Sarandën që këtë sezon është më e bukur se asnjëherë tjetër, ju uroj një fundjavë të qetë?”,- shkruan Rama.
/Priza.al/