Marin fund aludimet, Messi e zbulon nesër arsyen e ikjes nga Barcelonën dhe ekipin e ri  

Duket se gjithcka do të marr fund nesër. Një lajm tjetër vjen nga Spanja për Lionel Messin. Sulmuesi argjentinas do të thyejë heshtjen dhe ka vendosur të zhvillojë një konferencë për shtyp.

Messi do të shpjegojë arsyet e lamtumirës së tij nga Barcelona dhe me shumë mundësi do të zbulojë skuadrën e tij të re. Konferenca për shtyp do të zhvillohet nesër në orën 12:00 në Camp Nou.

Kjo edhe njëherë tjetër tregon nxitimin për të mbyllur gjithcka me Barcelonën, edhe këtë konferencë për shtyp, pasi me shumë mundësi të martën në mbrëmje do të prezantohet në Kullën Eifel te PSG.

Sot më herët, gazeta spanjolle “AS” zbuloi se Messi ende nuk kishte marrë një ofertë zyrtare nga parisienët por në orët në vazhdim pritet të sqarohet gjithçka. Francezët i kanë ofruar argjentinasit kontratë 2-vjeçare me pagë 40 milionë euro në sezon, një ofertë më e mirë nga ajo që i ofroi Barcelona.

Por me gjithë njoftimin e familjes së sheikëve të PSG-së AL Thani, tratativa ka marrë rrjedhë tjetër dhe një klub i tretë ka hyrë në mes.

Sipas “AS”, ende nuk bëhet i ditur identiteti i klubit të ri, por me shumë mundësi do të jetë Çelsi i cili do të vijë me një ofertë zyrtare në ditët në vijim.

Me orët që kalojnë, tifozët bëhen gjithnjë e më kureshtarë për të ardhmen e Mesit duke pritur me padurim të ardhmen e futbollistit më të mirë në botë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *