Moti i qëndrueshëm do të sjell në territorin shqiptar mbizotërim të kthjellimeve në pjesën e parë të ditës. Sipas MeteoAlb në pjesën e dytë të ditës parashikohet të këtë kalime të pakta vranësirash në zonat Veriore dhe Lindore të vendit tonë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri në 3 ballë.
/Priza.al/