Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave Lionel Messi nuk do të luajë më për Barcelonën. Pas 21 vitesh mes skuadrave të rinjve, atyre B dhe C dhe ekipit të parë Lionel Messi është larguar zyrtarisht nga Barcelona, duke mbyllur një nga epokat më të ndritura të klubit katalanas që falë klasit dhe magjive të Messit ai fitoi një mal me trofe gjatë një dekade e gjysmë. 6 Topa të Artë, 35 trofe me Barcelonën në total, tituj pafund, plot 10, Superkupa të Spanjës 8, Kupa Mbreti 7, për të kaluar më pas në arenën ndërkombëtare me 4 Champions League, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Kupa Bote për klube. Ky është një ndër lajmet më të ‘hidhura’ për tifozët e Barcelonës të cilët kanë dalë në protesta duke kërkuar që ai të mos largohet nga klubi. Ditën e sotme Messi ka dalë në një konferencë për shtyp.
“Kam ditë që mendoj se çfarë të them, por e vërteta është se është e vështirë për mua të gjej fjalët pas një jete të kaluar këtu. Unë nuk jam gati, sigurisht nuk është ajo që kam menduar. Kam ardhur këtu 21 vjet më parë si fëmijë dhe po largohem tani që jam burrë, kam një grua, tre fëmijë. Një jetë!
Unë u premtova se do të kthehem. U rrita në këtë klub që më dha aq shumë, aq shumë, që më bënë të rritem dhe përmirësohem dhe të bëhem ai që jam. Për këtë fanellë dhashë gjithçka. Nuk e imagjinoja kurrë një lamtumirë, një lamtumirë të tillë. Do të kisha dashur ta bëja atë në kufi në fushë”.
/Priza.al/