Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar për situatën e zjarreve në vend, teksa bën të ditur se kanë mbërritur ekspertë amerikanë të luftës kundër zjarreve për të mbështetur Forcat e Armatosura shqiptare.
Kim shkruan se Ambasada Amerikane është e pikëlluar nga shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret në jug. Pajisjet e dhuruara nga SHBA-të ndërkohë janë kovat për helikopterët, kostume zjarrfikëse dhe pajime të tjera për mbrojtjen e jetës dhe shtëpive nga zjarret.
“Ashtu si të gjithë në Shqipëri, Ambasada Amerikane është e pikëlluar nga shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret në jug. Në përgjigje, ekspertët amerikanë të luftës kundër zjarreve mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare. Përveç kësaj ndihmë nga Pajisjet e USAID -it të dhuruara më parë nga ushtria amerikane duke përfshirë “kova Bambi” për helikopterë, kostume zjarrfikëse, sëpata, lopata, pajisje mbrojtëse personale, etj – po përdoren tani për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe bizneset shqiptare. Së bashku më të fortë. Krah për krah”, shkruan ambasadorja e SHBA.
(2/2) Equipment previously donated by ?? military @US_EUCOM – including “Bambi buckets” for helicopters, firefighting suits, axes, shovels, personal protective equipment, etc – is being used now to protect Albanian lives, homes & businesses. #StrongerTogether #KrahPerKrah
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 8, 2021
/Priza.al/