Dita e gjashtë e grevës/ Banorët e Lumasit në gjendje të rëndë shëndetësore: Do të vazhdojmë deri në frymën e fundit

Banorët e fshatit Lumas janë sot në ditën e tyre të gjashtë të grevës së urisë. Tre prej grevistëve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore pasi kanë probleme me hipertensionin dhe aritminë.

Grevistët po i qëndrojnë fjalës së dhënë për ta çuar grevën e tyre deri në fund dhe për tu vetëflijuar nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

‘Do të vazhdojmë derisa të japim frymën e fundit’– shprehet një prej tyre.

Pas 3 muajsh proteste kundër ndërhyrjes në zonën e Sinecit, banorët e Lumasit kanë vendosur që të hyjnë në grevë urie. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmes një shkrese zyrtare pak ditë më parë urdhëronte Bashkinë e Kuçovës dhe firmën “Salillari” që të ndërpriste menjëherë punimet në Sinec pasi punimet cenojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, territorin e shpallur “Monument Natyror”.

Kjo gjë nuk e bëri firmën të ndërpriste punimet, gjë që ka sjellë dhe përplasje me banorët. Banorët duan pezullimin e projektit për ujësjellësin e fshatit Lumas; largimin nga detyra të drejtorit të Policisë Berat; pezullimin e Ardi Veliut; si edhe një takim me kryeministrin Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *