Tentuan të arratisen nga burgu 313 në Tiranë, si u pikasën të burgosurit

Dy të burgosur që vuanin dënimin në burgun 313 në kryeqytet kanë tentuar të arratisen. Sipas “Fax.web”, të burgosurit kanë qenë në ambientet e ajrosjes kur kanë tentuar që të arratisen duke përdorur trukun më të vjetër në histori: atë me çarçafë.

Me anë të një çarçafi ata kanë tentuar që të kalojnë nga ajrosja në ambientet e administratës së këtij burgu, por plani u ka dështuar pasi janë pikasur në kohë nga gardianët e burgut dhe janë rikthyer në qelinë e tyre. Deri tani nuk dihet asnjë detaj lidhur me personazhet që tentuan arratisjen dhe as për çfarë veprash penale janë shpallur fajtorë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *