Dështon protesta kundër ardhjes së Goran Bregoviç! Vetëm 4 persona prezent, mes tyre Kujtim Gjuzi

Artistët shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë bëjnë thirrje për bojkotim të festës së Birrës Korça, 18-22 gusht, ku është i ftuar edhe këngëtari serb, Goran Bregoviç, i cili njihet si nacionalist dhe njeriu që i thurte lavde “tigrave të Arkanit” gjatë masakrave të paramilitarëve serbë në Kosovë.

Ftesa për këngëtarin boshnjak kwn reagur ngjalli reagime të shumta, aq sa ditën e sotme në orën 11:00 qytetarët korçarë ishin të ftuar për një protestë kundër performancës së këngëtarit boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic.

Protesta u thirr pas një sërë polemikash në rrjete sociale, e madje dy nga këngëtarët Dafina Zeqiri dhe Capital T, anuluan pjesëmarrjen e tyre. Aurela Gaçe është shprehur se asnjë artist shqiptar nuk është ftuar të performojë në Beograd.

Ndërkohë, është mësuar se kërkesën në polici për zhvillimin e protestës e ka dorëzuar deputeti Kujtim Gjuzi.
Në disa nga fotografitë që janë publikuar në rrjetet sociale krahas organizatorit shfaqen vetëm tre qytetarë të tjerë. Duke qenë se të pranishëm ishin vetëm katër persona, kjo u cilësua si një protestë e dështuar dhe se nuk u morën parasysh reagimet e bëra.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *