‘Demokracitë’ evropiane diktojnë vaksinimin e detyrueshëm! Protesta në Francë, Itali e Qipro!

Fillimisht u tha se vaksinimi do të ishte zgjedhje e lirë e çdo njeriu, por tashmë duket se shtetet e ndryshme të botës po diktojnë diçka të tillë.

Ky qëllim po arrihet nga ‘demokracitë’ duke i hequr të drejtat qytetarëve që të shkojnë në punë, të përdorin shërbimin e mjeteve publike  etj.etj. pa pasaportën e gjelbërt.

Me mijëra qytetarë protestuan në Francë dhe Itali për të disatën javë për të kundërshtuar certifikatën e COVID-19, që është kthyer në një mjet të detyrueshëm për të hyrë në shumë vende publike. Një dokument që tregon nëse një person është vaksinuar, ka një test negativ apo është shëruar nga COVID- 19.

Protesta u zhvilluan në qendër të Romës, në ‘Piazza del Popolo’, pasi në shtetin fqinj certifikata ka nisur të jetë e detyrueshme për të hyrë në ambiente të mbyllura, në bare, restorante, pishina, stadium kinema, teatro, palestra. Madje, nga 1 shtatori certifikata do të jetë e detyrueshme për mësuesit, studentët dhe transportin me distance të gjata.

“Sot po protestoj kundër ‘Green Pass’, sepse kam dëgjuar se do të kërkohet kur të hyni në hapësirat universitare. Unë nuk jam kundër vaksinës, por mendoj se njerëzit duhet të jenë të lirë të zgjedhin nëse do ta marrin apo jo”, thotë një studente.

Italia po ndjek gjurmët e Francës, e cila  ishte shteti i parë evropian që vendosi të bënte të detyrueshme  provën e imunitetit. Protestuesit marshuan në shumë qytete franceze duke denoncuar ato masa që ata i cilësojnë si rregulla shtypëse që detyrojnë punonjësit e shëndetësisë të vaksinohen dhe qytetarët të kenë një leje shëndetësore për shumë aktivitete të përditshme.

“Unë do të privohem nga liria sepse kam zgjedhur të mos vaksinohem dhe të mos bëj testin PCR. Së shpejti nuk mund të shkoj më askund, mund të qëndroj vetëm në shtëpi, mund ta imagjinoni? Dhe unë do të vazhdoj të paguaj taksat. Kjo nuk është normale”, shprehet një protestuese.

Për të hyrë në bare, restorante, trena e spitale, qytetarët duhet të parqesin pasaportën e gjelbër që dëshmon se janë vaksinuar, kanë një test negativ të Covid 19 ose e kanë kaluar tashmë virusin.

Nuk jam dakord, ata që duan të vaksinohen mund të bëjnë çfarë të duan. Unë nuk jam anti-vaksinës, por jam kundër pasaportës, është diskriminuese! Prej dy javësh, kam bojkotuar çdo restorant e kinema. Më vjen keq, por nuk do të shkoj! Nuk mund të bëj test PCR sa herë që dua të ha në restorant”, shprehet një protestuese.

Në mesin e protestuesve janë edhe anarkistë të ekstremit të djathtë dhe militantë të së djathtës ekstreme, protestues të “jelekëve të verdhë” që tronditën udhëheqjen e Macron gjatë 2018-2019. Dy të tretat e të gjithë francezëve tani kanë marrë një dozë dhe 55% janë plotësisht të vaksinuar.

Nga e hëna  e 9 gushtit njerëzit do të duhet të tregojnë një leje shëndetësore për të ngrënë në një restorant, për të hyrë në trajtimin jo urgjent në një spital ose për të udhëtuar në një tren ndërqytetas. Certifikatat  tashmë janë të nevojshme për të hyrë në pishina, muze dhe klube nate. Punonjësit e shëndetësisë kanë kohë deri më 15 shtator për t’u vaksinuar ose do të pezullohen.

Ndërkohë, qindra qipriotë kanë protestaur para pallatit presidencial kudnër vaksinimit. Të premten qeveria vendosi aplikimin e vaksinës anti Covid te fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, teksa vendi po përballet nme valën e kaëtrt të koronavirusit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *