Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona

Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë në Lezhë, pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu, është arrestuar një 45-vjeçar i cili ka qenë dënuar më parë me 21 vite burg për vrasje. Ai u arrestua pasi u kap në banesë duke ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, 32-vjeçarit R.T.

Gjithashtu nga Policia në pranga kanë rënë edhe tre persona për vepra të ndryshme penale. Është arrestuar 26-vjeçari E.B., banues në Prishtinë pasi gjatë kontrollit në makinën ku ishte pasagjer, në çantën e tij u gjetën lëndë narkotike kanabis.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Lapidarit”, Shëngjin, forca e posaçme “Shqiponja” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, në çantën e tij ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

-Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 31 vjeç, banues Rreth i Epërm, Mirditë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

-Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. T., 45 vjeç, i dënuar më parë me 21 vite burg për vrasje, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit R. T., 32 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin.

-Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në Kune, Shëngjin, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, në gjendje të dehur.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *