Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mes shqiptarëve të Kosovës në Zvicër, ku një 23-vjeçar ka plagosur me gjësë dy bashkëpatriotët e tij, një 46-vjeçar dhe gruan e tij.
Të dielën, më 8 gusht, pak para orës 1 të pas mesnatës, në Falkensteinstrasse të St. Gallenit, shpërtheu një zënkë mes disa persona të përfshirë, të cilët thuhet të jenë nga Kosova.
Siç raporton mediumi gjerman “tagblatt.ch”, policët panë në vendin e ngjarjes një 46-vjeçar kosovar të plagosur rëndë dhe gruan e tij 43-vjeçare, po ashtu me shtetësi kosovare, me plagë të lehta.
Një 23-vjeçar kosovar u arrestua nga policia e vendit. Ai akuzohet se ka plagosur 46-vjeçarin gjatë përleshjes fizike.
Policia e kantonit të St.Gallen, e kryesuar nga prokurori publik i vendit, po vazhdon me hetime të mëtutjeshme të rastit.
46-vjeçari i plagosur u desh të dërgohej në spital nga shërbimi i ambulancës, si pasojë e plagëve të marra. Ndërkaq, gruaja e tij e plagosur më lehtë, mori trajtim mjekësor pa ndihmën e ambulancës.
/Priza.al/