Lufta me flakët/ Burimet zyrtare: Largohet rreziku i zjarreve nga Parku i Llogorasë, në Mirditë banesat janë…

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar në orën 12:00 se aktualisht kanë arritur ta largojnë rrezikun e zjarreve nga disa zona si Llogora, fshati Thirrë i Mirditës e më gjerë dhe se po vazhdojnë të përmbajnë flakët në disa terrene të tjera.

“Pas një pune të palodhur të forcave në terren dhe nga ajri, në koordinim me Agjencinë e Mbrojtjes Civile zjarri në fshatin Dukat i Ri, nuk paraqet aktualisht rrezikshmëri në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogorasë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

“Pa rrezik për banesat janë edhe vatrat në fshatin Thirrë, në Munellë-Domgjon të Mirditës. Po vijon puna për mbajtjen nën kontroll të zjarrit mbi tunelin e Kalimashit. Ndërsa është izoluar në pjesën më të madhe zjarri në masivin me pisha në Krushovë të Voskopojës.

U arrit të izolohej në kohë të shpejtë zjarri në malin e Tomorrit dhe po monitorohen disa vatra në fshatin Çorrush në Mallakastër, në fshatin Bogë në qarkun e Shkodrës.

Një vatër zjarri e re është njoftuar në vendin e quajtur Qafa e Tërkuzit në pjesën e Republikës te Malit të Zi, në afërsi të kufirit me Shqipërinë, ku në ndjekje të situatës kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të Kukësit”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *