E lyen me benzinë dhe i dogjën makinën, flet Krenar Buçi: S’kemi konflikte me asnjë

Një makine tip “Renault”, e cila ishte e çregjistruar dhe e destinuar për skrap, i është vënë flaka me benzinë në Fushë Krujë, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar.  Mësohet se mjeti është në pronësi të 29-vjeçarit Besmir Buci, nga fshati Halil, ndërsa autori është identifikuar shtetasi me incialet E. H, 29 vjeç.

Vëllai i besmirit, Krenari, deklaron se nuk kanë konflikte e probleme me njeri dhe kërkojnë nga shteti që të marrë masa, të identifikojë dhe të vërë para përgjegjësisë autorët.

Sipas tij, para disa kohësh ju vu flaka dhe makinës së dajës së tyre, Bashkim Voga, dhe autorët e asaj ngjarjeje nuk u zbuluan. Ngjarja ka ndodhur pak metra larg qendrës së fshatit, ndërsa nuk është bërë publike nga Policia e Qarkut Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Krujë

Më datë 08.08.2021, në orën 22:30, shtetasi E. H., 29 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Krujë, dyshohet se i ka vendosur zjarrin qëllimisht një makine tip “Renault”, e çregjistruar dhe e destinuar për skrap, në pronësi të shtetasit B. B., 29 vjeç, banues në Krujë.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *