Arrestohet 21-vjeçari në Morinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje!

Një 21-vjeçar është arrestuar në hyrje të Pikës Kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”.

Policia ka prangosur Artin Korçën, banues Gjilan, Kosovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Ottawa, Kanada, pasi Gjykata e Edmonton, Alberta, Kanada ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është burgim i përjetshëm. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kanadasë.

Njoftimi nga policia:

Arrestohet në Morinë një 21-vjeçar nga Kosova, me qëllim ekstradimi drejt Kanadasë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Artin Korça, 21 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Ottawa, Kanada, pasi Gjykata e Edmonton, Alberta, Kanada ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është burgim i përjetshëm.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kanadasë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *