Duhet kujtuar se vazhdimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë pritet të ndodhë në shtator në Bruksel.

“Ky është një proces shumë i gjatë dhe ne shohim që kemi zgjedhje në të dy vendet. Gjatë asaj periudhe, është shumë e vështirë që opinioni vendor të pajtohet për disa reforma më të thella ose ndryshime të mëdha. Në këtë drejtim, unë shoh që ka përparim. Të dy udhëheqësit po takohen, dhe unë do ta quaja këtë një sukses. Ne duhet të shohim nëse po bëjmë përparim dhe ne në BE do të donim që të ishte më i shpejtë”, tha ajo.

Ajo, për televizionin “N1”, vlerëson se Vuçiçi dhe Kurti do të jenë shumë të kujdesshëm për shkak të zgjedhjeve të ardhshme, si dhe se do të ketë një “periudhë më të lehtë për këtë dialog” pas zgjedhjeve.

“Unë pres që Vuçiç dhe Kurti të tregojnë lidership, sepse të dy liderët kanë mbështetje të konsiderueshme në parlament dhe te votuesit… Qëllimi i negociatave nuk është të vendosen parakushte dhe të thuhet se çfarë kërkohet dhe pritet nga dikush, por të shikohen hapat individualë dhe rezultatet. Shpresoj që të dy udhëheqësit të jenë të përkushtuar ndaj integrimit evropian, dhe se ata e dinë që nuk është e lehtë, por është e mundur dhe se kjo çon drejt suksesit… Unë supozoj se të gjithë ata që i shikojnë këto negociata në mënyrë reale mund të presin që rezultati është një lloj njohjeje ose një lloj pranimi i status quo-s”, tha Von Cramon.

/Priza.al/