IGJEUM ka publikuar njoftimin në lidhje me situatën e zjarreve në Shqipëri. Zyrtarisht, Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, njofton qytetarët se nesër pritet nivel i lartë rreziku në shumë qarqe.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 25 / 34 °C
në vendet e ulëta: 23 / 38 °C
në vendet malore: 18 / 36 °C
Era: Nesër (e martë dt.10) era pritet të fryjë e lehtë.
Njoftimi:
Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër (Jp), Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.
Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) nuk priten reshje në të gjithë qarqet.
/Priza.al/