VIDEO/ Kundër pasaportave të vaksinave, protestuesit sulmojnë studiot e BBC në Londër

Anglia është përfshirë nga protesta masive kundër kufizimeve antiCovid dhe vaksinimit. Pasditen e sotme protestat u përshkallëzuan pasi protestuesit kanë tentuar të mësyjnë në një studio në Qendrën Televizive BBC në Londrën perëndimore.

Mediat britanike bëjnë me dije se policia ruajti dyert ndërsa protestuesit u përpoqën të sulmonin ndërtesën ndërsa deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Videoja e shpërndarë në internet tregon një turmë që po proteston kundër pasaportave të vaksinave.

Protestat anti-Covid janë shtrirë tashmë prej muajsh në të gjithë Europën.

Në Francë këtë të shtunë mbi 250 mijë protestues mbushën rrugët e Parisit.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *