Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 45630 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” mbrëmjen e sotme. Ai bën të ditur se deri tani në Shqipëri kanë ardhur mbi 1.8 milionë vaksina, teksa iu bën thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar ndaj COVID-19.
“? 45,630 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ ?duke e çuar në mbi 1,8 milion numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.
? 1,270,057 vaksinime janë kryer deri tani, por duhet ende të rritet mbulesa vaksinale, ndaj një thirrje për qytetarët që ende nuk janë vaksinuar? të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit gusht për t’u vaksinuar ndaj COVID-19.
#VaksinatShpëtojnëJetë
#ShqipëriaBuzëqesh?”, shkruan Rama.