Situata nga zjarri në Kukës tashmë është vënë nën kontroll. Mëngjesin e sotëm është shuar dhe zjarri në faqen e malit mbi tunel, ndërsa forcat zjarrfikës të bashkisë Kukës dhe të Tunelit vijojnë monitorimin në vend.
Aktualisht ka nisur operacioni për shuarjen e flakëve tek zona e quajtur Laku i Thive.