KUKËS– Komisioni i Mbrojtjes Civile raporton se situata mbetet kritike pavarësisht ndërhyrjes së helikopterëve për shuarjen e zjarreve nga ana e Fanit, në Thirrë dhe në majën e Runës.
Fokusi i operacionit është përqëndruar në dy vatra zjarri, Laku i Thive dhe Qafa e Kumbullës në malin e Runës nga Malzi. 5 banesa me rreth 30 banorë në fshatin vazhdojnë të jenë në rrezik. Bashkia ka evakuuar dhe akomoduar këta banorë në shkollën e fshatit Shëmri.
/Priza.al/