Aktorja Eliza Dushku 5 muaj më parë dha lajmin e mirë se ishte në pritje të fëmijës së dytë, duke publikuar një foto me barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale. Tashmë pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi, pasi ajo ka sjellë në jetë djalin e dytë.
Së bashku me bashkëshortin, Peter Palandijan, e kanë pagëzuar të voglin me emrin Bodan.
Ishte vetë aktorja që publikoi foto në Instagram. Në fillim shfaqet duke pozuar me barkun e rrumbullakosur e herë-her me të shoqin, ndërsa fotoja e fundit janë këmbët e bebushit.
Aktorja dhe partneri i saj u bënë prindër për herë të parë në vitin 2019, me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Philip Bourne Dushku Palandjian, por shkurt e thërrasin Bourne.
/Priza.al/