Qëlloi me armë gjatë natës në autostradën Durrës-Tiranë, policia në ndjekje të autorit

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mbrëmjen e djeshme në autostradën Durrës-Tiranë. Policia raporton se një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri e më pas është larguar. Personi që ka qëlluar ishte duke qarkulluar në një mjet.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 10.08.2021, në orën 01:45, në autostradën Durrës-Tiranë, një person ende i paidentifikuar i cili qarkullonte me automjet dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *