Dy zyrtarët amerikanë takim me kreun e SHÇBA, Ambasada Amerikane: Shërbim i fortë, i pavarur dhe efikas

Ambasada e SHBA në Tiranë ka mbështetur Shërbim e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, për të cilën shprehet se është e fortë dhe e pavarur në punën e saj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasada njoftoi që Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell dhe Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit Ron Hendren u takuan dje me Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku.

Në fokus të këtij takimi kanë qenë reformat e rëndësishme legjislative dhe nënshkrimi i një marrëveshje dhurimi në mbështetje të njësisë poligrafike të SHÇBA-së.

“Ambasada Amerikane mbështet një Shërbim të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që është i fortë, i pavarur dhe efikas në punën e tij të rëndësishme për të siguruar integritetin dhe llogaridhënien e ligjit shqiptar. Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockëell dhe Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit Ron Hendren u takuan dje me Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku, për të diskutuar mbi reformat e rëndësishme legjislative në vazhdim dhe për të nënshkruar një marrëveshje dhurimi në mbështetje të njësisë poligrafike të SHÇBA-së”, shkruan ambasada e SHBA.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *