Vendi ynë është përfshirë nga flakët prej ditësh, për shkak të temperaturave ekstreme të verës. Por ditën e sotme është neutralizuar vatra e zjarrit në zonën e Mokrës, në Pogradec. Mësohet se zjarrëfikësit kanë arritur të shuajnë flakët në këtë zonë.
Ndërkohë, vijon puna për shuarjen e zjarreve në Lushnjë e Gjonomadh. Ndërsa, zjarri në Krushovë të Voskopojës është në vrojtim.
/Priza.al/