EMRAT/ Dhunuan me sende të forta 44-vjeçarin, pranga tre të rinjve në Orikum

Tre persona që ishin shpallur në kërkim pasi dhunuan një 44-vjeçar janë arrestuar nga policia e Vlorës. Mësohet se bëhet fjalë për Denaldo Harizaj, Dejvi Imeraj, dhe Klodjan Paraj.

Të rinjtë në bashkëpunim me njeri-tjetrin, më datën 06.08.2021, pas një konflikti goditën me grushta dhe me sende të forta, personin me inicialet H. H., 44 vjeç, banues në Orikum, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të rinjtë do të akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 06.08.2021, ku mbeti i plagosur me sende të forta një 44-vjeçar. Vihen në pranga tre shtetasit e shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjes, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:-D. H., 22 vjeç, D. I., 23 vjeç dhe K. P., 24 vjeç, të tre banues në Orikum.Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, më datën 06.08.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në afërsi të Orikumit, kanë goditur me grushta dhe me sende të forta, shtetasin H. H., 44 vjeç, banues në Orikum, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *