Nga qyteti i futbollit tek ai i dashurisë/ Messi mbërrin në Paris, pritet nga një numër i madh tifozësh…  

Lionel Messi mbërrin në Paris dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizmi nga ana klubit të PSG për kontratën dyvjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Sulmuesi argjentinas do të përfitojë 35 milionë euro në sezon. Rreth mesditës, Messi la shtëpinë e tij dhe u nis drejt aeroportit të Barcelonës me destinacion Parisin. Gazetarët e shumtë pyetën babain e tij nëse po shkonte të firmoste me PSG-në dhe ai e ka thënë po.

I pyetur pse ndodhi ndarja me Barcelonën, i ati u përgjigj: Pyesni klubin, zbulojeni atje. Pas më pak se dy orë fluturim, Messi mbërriti në Paris, ku kishin dalë mijëra tifozë në pritje të tij.

Ovacione të shumta për yllin e botës, teksa tashmë nis një epokë e re. Do të jetë një pasdite e ngjeshur për yllin e Argjentinas.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *