‘O liri, o vdekje’/ Presidenti Meta përkujton poetin Havzi Nelën me vargjet e fuqishme…  

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përkujtuar me nderim sot, poetin e dënuar me vdekje nga regjimi komunist 33 vjet më parë, Havzi Nelën.

“Havzi Nela, simboli i fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor, edhe në kohët më të errëta jeton përmes poezive të tij, që frymëzojnë vetëm një zgjedhje: LIRINË!”,- ka shkruar në Fb, kreu i shtetit, duke e theksuar me germa kapitale fjalën e fundit.

Në vazhdim, Presidenti ka publikuar poezinë e Nelës, “O liri, o vdekje”, poezi me mesazhe të fuqishme dhe të guximshme sidomos për kohën kur u krijua.

Nuk them se jam trim, jo as frikacak,

Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;

Vdekja për liri nuk më tremb aspak,

S’e duron robninë zemra e nji trimi?!

 

Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!

Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!

T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,

Kët s’ia fali vetes, kjo m’ban me u mendue.

 

Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?

Veç me përtyp bukë, me u rropatë si kalë?

Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,

Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.

 

Deri kur durim, deri kur me shpresë?

Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk due.

Me durim e shpresë nuk due të vdes.

Si jeta dhe vdekja duhen meritue.

 

S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri

Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.

Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!

Liria më thërret, vdekja nuk më tund.

E kujtojmë poetin, Havzi Nela në përvjetorin e varjes - Bota Sot

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *