VIDEO/ Policia Rrugore të hedh prangat dhe të ‘degjeneron’ publikisht Live… 11 drejtues mjetesh para burgut dalin edhe në Facebook  

Policia Rrugore për të parandaluar aksidentet e shumta që ndodhin gjatë muajve të verës në vend, por edhe për të treguar “forcën e shtetit”, është hedhur në një aksion masiv kontrollesh në çdo aks.

Ndihmuar edhe nga qytetarë të ndryshëm që kanë qejf të jenë “informator të devotshëm” deri tani Policia Rrugore, u ka “bërë gropën” jo pak drejtuesve të padisiplinuar të mjeteve.

Deri këtu asgjë nuk është negative, por mënyra se si efektivët e kësaj Policie veprojnë përball qytetarëve dhe kryesisht ndaj shoferëve, në fakt cenon shumë të drejta dhe liri themelore të qytetarit, e për më tepër shkel edhe shumë ligje në mënyrë flagrante.

Filmimi me video dhe paraqitja e tyre Live gjatë ndalimeve dhe shoqërimeve në mënyrë demonstrative, përbën një dhunim të shumë të drejtave dhe privatësive të njeriut.

Kjo bënë që shumë avokatë të zotë të rrezojnë në gjykatë më pas pretendimet e Policisë Rrugore dhe mënyrën se si ka vepruar, duke bërë që shumë klientë të dalin shpejt nga burgu, madje të marrin edhe dëmshpërblim, në vend që të konsiderohen “fajtor”.

Nga ana tjetër, me mburrje dhe krenari, Policia Rrugore e Tiranës ka deklaruar vetëm sot se ka ndëshkuar 31 drejtues mjetesh, të cilët kanë rrezikuar veten dhe të tjerë, duke bërë manovra të rrezikshme apo duke i dhënë makinës në gjendje të dehur.

Në ndihmë të Policisë kanë ardhur edhe qytetarët, të cilët me telefonatat e tyre kanë arrestuar 11 drejtues mjetesh, ndërsa 56 persona të tjerë janë gjobitur deri në 40.000 lekë të rinj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *