Profil i paautorizuar i Agim Ismailit/ Njeriu i Edi Ramës, i amerikanëve apo njeriu i skandaleve  

Nga katapultimi në drejtoritë më delikate të shtetit, edhe pse me diplomë ‘Kristali’, deri tek rekomandimi i KLSH-së për ta shkarkuar nga detyra

“Jam këtu me bekimin e Edi Ramës” i tha vartësve të tij kur u prezantua me stafin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në tetor 2017 kur mori detyrën si drejtor i përgjithshëm i këtij institucioni. Një fjali që u pasua me habi. Jo për faktin se erdhi duke folur si “robi” i Kryeministrit, por për faktin se zyrtarët e shtetit e njihnin Agim Ismailin si njeriun që bënte “kryq” për Sali Berishën. Dhe kjo jo ne forme figurative. Zgjedhjet e fundit, sipas statistikave treguan qe 75 % e te burgosurve votuan Partine Demokratike.

U largua pas 2 vitesh nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i nginjur me ushqim, abuzime me tenderët dhe me skandale.

Ty dhe familjarët i pret një fund i tmerrshëm'! Arrestohet ish-i dënuari që kërcënoi drejtorin e Burgjeve, u shty nga një grup i rrezikshëm kriminal - Shqiptarja.com

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ky institucion i Sigurisë Kombëtare mbeti pa drejtues ditën që Stefan Çipën e largojnë si drejtor vetëm 5 muaj pasi mori detyrën.

“Jam këtu me bekimin e amerikanëve”, i tha Agim Ismaili, vartësve që do drejtonte nga ajo ditë e deri më 2019 e më pas si drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

No description available.

 

“Njeriu i amerikanëve” ishte njeriu që shkatërroi sistemin e burgjeve. Njeriu që çdo sektor kyç e la pa drejtues të emëruar, por vetëm me komandim. E kjo thjesht dhe vetëm të kishte kontrollin e plotë.

Tenderët me ushqime, abuzimet në blerje të mjeteve për stafet civile dhe policore ishin objektivi i Agim Ismailit.

No description available.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, kaloi javë e javë të tëra duke zëvendësuar specialistët me njerëzit e tij të besuar, nëpërmjet të cilëve kontrollonte nga lejet e të burgosurve, e deri tek tenderët miliarda lekë.

Siguria e Burgjeve është në nivele minimale. Sende të paligjshme, alkool, drogë, dhunë mes të dënuarve dhe tentativa arratisjeje.

No description available.

Disa prej tyre të denoncuara më herët si të mbajtura të fshehta nga Agim Ismaili dhe stafi i tij i besuar.

Para disa ditësh u njohëm nga mediat me tentativën e dy personazheve për t’u arratisur nga burgu 313 që është në zemër të Tiranës. Ngjarje e mbuluar me mister dhe me heshtje totale nga Agim Ismaili.

No description available.

Si janë futur litarët dhe ganxha në ambientet e burgut? A nuk kanë funksionuar kontrollet ndaj vizitorëve ose stafit që i ka futur? Po të burgosurit që i morën, përse nuk u kontrolluan? Rregullorja e ka që kontrollohen edhe kur dalin në ajrim, edhe kur mbaron ajrimi e kthehen drejt dhomave të tyre. Me urdhër të kujt u bë një sy “qorr”? Përse njëri nga dy personat që tentuan arratinë, që ka marrë vendim të prerë nga gjykata, vijonte të ishte në ambientet e paraburgimit? Të gjitha këto pyetje, po të marrin një përgjigje mund të zbardhin tentativën e arratisë.

Gjonaj prezanton drejtorin e ri të burgjeve, Agim Ismaili | Agjencia  Telegrafike Shqiptare

 

Por Agim Ismaili hesht. I vetëprezantuari si “njeriu i amerikanëve”, i ka vënë kyçin gojës, që në muajin prill të 2021. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas një auditimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve rekomandon: Shkarkim nga detyra për Agim Ismailin.

Abuzimi me tenderat, shkelja e barazisë në prokurime dhe shpërdorimi i detyrës i konkluduar nga KLSH bënë që i vetëshpalluri si njeriu i Ed Ramës dhe amerikanë, të heshtë dhe të kërkojë “mëshirë” nga eprorët. Nga ata eprorë që i besuan detyrat më të larta shtetërore, e që Agim Ismaili i shpërdoroi dhe përçudnoi në mënyrën më të shëmtuar.

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *