‘Plagosja në Theth për 600 euro’! Zbardhet çështja, vihen në pranga vëllezërit që ngatërruan objektivin

TIRANË– Është zbardhur plagosja ndaj Paulin Harushës!

Policia ka vënë në pranga si të dyshuar për ngjarjen dy vëllezërit Kujtim dhe Nikolin Koçeku, të cilët në fakt kanë qëlluar gabimisht mbi Harushën, pasi objektivi i tyre ishte një 28-vjeçar, me të cilin kishin pasur konflikte të mëparshme, dhe i kishin kërkuar një shumë prej 600 eurosh.

Policia sqaron se Nikolin Koçeku i kishte kërkuar 600 euro shtetasit Gj. K., 28 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, me të cilin ka patur konflikt të mëparshëm, dhe ky shtetas ka qenë objektivi, pasi 28-vjeçari qarkullonte me mjet pas automjetit të Harushës në momentin e plagosjes.

Koçeku i ka kërkuar shumën e parave të cilën sipas tij ia kishte borxh për shkak të një konflikti të mëparshëm mes tyre. Kur 23-vjeçari nuk ia ka dhënë, Koçeku ka qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të plagosur.

NJOFTIMI I PLOTË:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 09.08.2021, ku ka mbetur i plagosur shtetasi P. H., 23 vjeç, banues në Shkodër. Vihet në pranga 38-vjeçari, autor i dyshuar i ngjarjes. Gjithashtu, vihet në pranga edhe vëllai i 38-vjeçarit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Kujtim Koçeku, 38 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim“ e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, pasi më datë 09.08.2021 ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi P. H., i cili po udhëtonte me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë. Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit Nikolin Koçeku, 37 vjeç, vëllai i shtetasit Kujtim Koçeku, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Nikolin Koçeku i kishte kërkuar 600 euro shtetasit Gj. K., 28 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, me të cilin ka patur konflikt të mëparshëm, dhe ky shtetas ka qenë objekti, pasi 28-vjeçari qarkullonte me mjet pas automjetit të shtetasit P. H., në momentin kur shtetasi P. H. është plagosur me armë zjarri nga shtetasi Kujtim Koçeku. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *